Çaste poetike me poeten;-Leonora N.LOKAJ

Kam mall

——————–

Kam mall për sytë që panë

për të fundmen herë si shuhen

ëndrrat e krijuara nga lëvozhgat e jetës

Kam mall për kohën flokëthinjur

kur i mundja përbindëshat nëpër përralla

edhe pse n’taborrin e tyre kullosnin rrufetë

Kam mall për kohën

kur brenga, pritje e mall nuk ishin

të vizatuara në metamorfozën e jetës

Kam mall

për bjeshkët kryelarta

retë si mi shtrydhin mbi ëndrra…

Vallë!

Si bleroka në bebëza syri

bari i kujtimeve mu në mes dimri?

/QendraPress/