Çaste poetike me poeten:-Lida BASHLLARI

MUNDESH-
—————————-
Mund t’a fshish ti numrin tim,
E t’më heqësh dhe nga zemra.
Mund të bësh ti çdo veprim,
Mundesh sepse të thotë mendja.
Mundesh të bësh çfarë të duash,
Nga ty tash i pres të gjitha.
Kjo je ti, natyra jote,
“As më pate, as të kisha”.
Sipas teje energjitë,
Që tek unë i ke harxhuar.
I përmbledh me një urim,
I vulos, kaq ish e shkruar.
Tashmë s’ndjej as një pendim
Edhe dhimbja është fashitur.
Se thellë qënies, shpirtit tim,
S’ke lënë gjë, sa për t’a ditur.
As të shaj, as të mallkoj,
As ja vlen më shumë mendimi.
Ku të duash mund të shkosh,
Nuk ka kthim, pas këtij gabimi.
/QendraPress/