Çaste poetike me poeten;- Liljana NDONI

Të duash
———————————–
Të duash siç bën deti që përqafon çdo grimcë rëre brigjeve,
Ndërsa tërheq valët e lë të lirë dhe kthehet e puthë shtigjeve.
Të duash si thellësia e detit që nuk ua zbulon sekretin të gjithëve,
Por vetëm atyre që gëzojnë të zbresin thellë dhe prekin shqisave.
Të duash si detin që freskon ajrin në të nxehtin e verës,
Dhe dimrit të gjatë që shkrin akujt me krahët e dallgës.
Të duash si i do deti të gjitha qeniet që jetojnë me të e nuk bëjnë dot pa të,
Brenda shtatit të sa i i ushqen çdo specie në thellësinë e paqtë pa zë,
Të duash si i do deti varkat që i lëkund si djepat e fëmijëve me ninulla,
Si përqafimet e dallgëve në oqean që s’kanë mbarim as fund,
Dhe kur erërat xheloze abuzojnë ai lufton me dallgët i bënë kështjella,
Dhe qetësohet kur është i sinqertë dhe në pastërtinë asnjë se mund.
/QendraPress/