Çaste poetike me poeten;-Lina POLLO

Letrën që nuk e lexove kurrë
——————————————-
Po lexoj këtë letër, shkruar kohë më parë
Mendoj për të shkuarën, si jeta na ka ndarë
Kur lapsi rrëshqiste, mbi letër pa fjalë
Si shiu që binte, mbi xhama, ngadalë
Të shkruaja për ty, s’mbaronin rreshtat
Po sot që e lexoj, më mbulon heshtja
Lexoj poezinë, të mbushur me dhimbje
Si nuk i lexove, ti gjithë këto kujtime?
Letra është venitur, si një lule e tharë
Dhe loti në faqe, më rrjedh ngadalë
Ndoshta jam i dehur, nga kjo gotë verë
Ndoshta më mungon ti, nostalgji më ke sjellë.
Desha ta grisja letrën, se dhimbja më vret
Por ndjenjat që shkrova për ty janë po aty, për jetë
Prapë do përpiqem, të të gjej përsëri
Që këtë letër ta lexosh, ta ndjesh këtë dashuri.
Mbylla sytë të flija, erdhe si magji
Nuk më le të qetë , më the: “më shkruaj përsëri.”
/QendraPress/