Çaste poetike me poeten;-Linda SHAQIRI

Flamuri i shpirtit

————————————

Do të vijë çasti i fitores,

kur errësira s’do ketë më fuqi,

kur fjala ime, e vërteta ime,

do të ngrihet mbi çdo padrejtësi.

Kam heshtur gjatë, kam duruar plagë,

kam parë të ligën të bëhet ligj,

por zemra ime s’është bërë shkrumb,

ajo ruan zjarrin për një ditë drejtësie.

Jo për hakmarrje, për hir të së drejtës,

për ata që s’patën zë të flasin,

do të ngrihem, me fjalë dhe vepra,

si agimi që vjen pa u ndalur.

Do të vijë ai çast i shenjtë,

ku hija do largohet pa zë,

e unë do të ngre flamurin e shpirtit,

mbi rrënojat e çdo padrejtësie!

/QendraPress/