Çaste poetike me poeten;- Lola MEÇAJ

Sy dimri
——————–
Ca oxhaqe të vjetër tymosin mekur,
ndezur vetëm për një a dy frymë,
një vështrim nëne, dy sy maceje
puthin pas xhamit mallin.
Pritja tretet mugut e
loti bie në gjumë.
Ca oxhaqe të vjetër as tymosin,
zgjimi u shton një tjetër mund,
një gotë uji krejt e boshtë
edhe një ditë vetmie më shumë,
e loti bije në gjumë
/QendraPress/