Çaste poetike me poeten:-Lola MEÇAJ

Dallgë që s’mbyten
————————–
Sot e zv
esha shpirtin para dritës,
dita pas mua çel sytë
Iku dhe hëna që më pi gjumin,
më brodhi skutave të tua
S’di sa dyer ka tëndi shpirt,
s’e dua derën një gisht hapur
Unë dua hapësira te ti,
të shpërbëj drithërimat
Ruaj ishullin tim,
ku shkele copa diejsh të mitë shpërndarë
retë e përhimta nuk më sjellin stuhi
Unë bëhem e vogël sa ti,
ty të rrit sa unë
Dogja vargje të pa shkruara,
të pa thëna,
se u shkruan pa njësi matëse dhimbje
ngelen skelet fjalësh
Ti ma paskëshe bllokuar vargun?
Vesat më ktheheshin në ngricë,
sa herë më fshiheshe nën lëkurë të ditës
Tani kam kohë të t’shëtis në mendime,
kam kohë të t’shkërmoq
Unë të mbij kudo,
atje ku më përplas era,
lëshoj rrënjë t’i sfidoj stuhit
Jeta është si oqeani i zemëruar
Marrin fuqi të t’plasin, të t’fundosin,
Po…. jam dallgë që s’mbytem
Zoti të ngre nga fundi kur s’ka fund,
të mësosh se frika je vetë ti
e kufijtë e tu s’mund ti mbrosh
/QendraPress/