Çaste poetike me poeten:-Lola SHEHI

GËNJESHTRA
—————————-
E zbukuruan gënjeshtrën,
Kokë e këmbë e trukuan,
Paguan estetistë,
Stilistë,
Regjisorë,
E mbuluan me drita,
E vezulluan e ngjyruan,
Ia zbukuruan ballin me kurorë.
Në fron të pushtetit e ulën,
Gjithçka të dukej mrekulli.
Pastaj me radhë iu përulën,
Të bardhë,
Të verdhë,
Të zi…
E veshur në ar, pasuri e pushtet,
Në altar,
“Vërtetësi” i vunë emrin tjetër,
Ndriçuar e bekuar nga zoti vet,
Edhe e larë në ar,
Mbeti gënjeshtër…!