Çaste poetike me poeten;-Lola SHEHI

PËR NJË PËRQAFIM

————————————

Erëmira ime, trëndelinë mali

More fluturimin atje mbi kodrinë

Kur si shkëmb në gji të të rëndojë malli

Ngrihu si Ante dhe çmallu me shtëpinë.

Sykaltra ime, sa deti e sa qielli

Duararta, e palodhura, gjeraqinë

Dlirësi e paanë, lule tulipani

Mungesa jote ma përvëlon gjinë.

I nxehtë erdhi Qershori i sivjetshëm

I avullt e i nxehtë deri në përvëlim!

Ikja jote nënë, më akullnoi shpirtin

Dhe disku i zjarrtë më bëhet gjëmim.

Zgjohu erëmira ime! Mjaft fjete!

U bë java që fle nga lindja në perëndim.

Të përgjërohem, zgjohu!

Kam nevojë për përqafimin tënd!

Zgjohu! Për një të vetëm përqafim!

/QendraPress/