Çaste poetike me poeten;-Lola SHEHI

NE TË DY
Nuk di në quhet ag, apo ende orë nate,
Përjashta ka zbardhur gjithsesi.
Anijet e ankoruara ngjajnë si pulëbardha të fjetura
Dhe deti zgjat krahët e m’pushton në gji.
Për fat, asnjë pushues nuk duket gjëkundi
Dhe them vetmevete kjo është magjia!
Më vonë do ta joshin me radhë vajza të reja
E s’di kush do m’djegë më shumë,
Rëra?
Apo xhelozia…!
Ndaj rrallë e vizitoj ditëve të verës
E adhuroj dimrit në ditët me shi
Bregu,
Skena gjigande pa spektatorë,
Aktorët,
Vetëm unë dhe ai!
As duartrokitje,
As xhelozi…!
/QendraPress/