Çaste poetike me poeten:-Lubi H, TOTA

Si shqiponjë mbi dymbëdhjet male

———————————————————

Si shqiponjë në dymbëdhjet male,

Kam nis jetën n’këngë e n’valle,

Mblodha germat vënd për vënd

Bashkë i bëra në kuvend !

Kur nis zani me dal prej shpirti,

Në bjeshkë të Lumës nana m’rriti ,

Djersa e ballit duke kulluar,

Na kan rritë dhe edukuar .

Ndaj sot bredh vargu me kangën

Në dymbëdhjet male lëshova penën,

Me i dhan jetë vendit ku linda

Bëra kangë e shkrova libra .

Fluturoj si shqipe në kreshta,

Vendin timë në këngë e deshta

Bashkë me andrra fluturova.

Në ato bjeshkë me za këndova .

Nëpër lisa i hodha vargjet.

Mu rrit kënga bash si malet,

Me burimet e bjeshkët sime,

Kam vadit mijëra kujtime .

Çdo kujtim, më përcjell shpirti,

Si shqiponjë mbi mal më ngjiti,

Sa herë malit fluturova

Vetëm kangë për ty këndova !

Më jep jetë dhe krenari,

Sa her shkruaj moj Vilë për ty,

Si shqiponjë mbi dymbëdhjet male

Fluturoj me këngë e valle!

Shkroi SULBIE .H. TOTA

/QendraPress/