Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

Pa ty unë s’do egzistoja !
———————————————–
Për ty vargu rrjedh si lumi,
Ti je ndjenjë e shpirtit tem,
Ty të kam si lule n’bjeshkë
Shëron plagë, je mehlem.
Për ty vargu rrjedh si lumi,
Më vje muzë në çdo sekont,
Vjen si fllad kur më mer gjumi
Bukuri je n’horizont !
Dal vështroj në breg të detit,
Bukuri si ti nuk ka ,
Më digjet zemra prej sikletit
Je ma e mira në kët dynja !
Hënëz je në mes të natës,
Diell që ngroh në çdo mëngjes
Për ty bëj vargmal me vargje
Për ty rr’noj e për ty vdes .
Sytë e tu më lumturojnë,
Fjalë të ëmbla të nxjerr goja ,
Bukuri që po më çmënd,
Pa ty unë s’do egzistoja!
Shkroi SULBIE .H .SHEHU
/QendraPress/