Çaste poetike me poeten:-Lubi H. TOTA

Erdhi Shqiponja në troje të veta !
——————————————————
Erdhi shqiponja në troje të veta,
Fluturoj porsi rrufe,
Kukësi im hej mirë se të gjeta
Erdha prap ktu ku kam le.
Se jam rrit në bjeshkë të nalta,
Ku veç shqip unë ligjërova,
Nëpër botë i hodha flatrat,
Prap vendlindjen e kërkova .
Unë jam shqipja dykrenare,
Në kto troje e kam folenë,
Këtu i kam rrënjët e t’parëve
Këtu kam le dhe Skënderbenë.
Shqip kam fol, e shqip luftova,
Her me krajl, e her me mbret,
Prap krenare unë qëndrova,
Në troje të mia ndihem qetë.
Kam shëtitur ana anës,
Të gjithë botën kam shëtitur,
Se harroj gjuhën e nanës,
Ku jam le, e ku jam rritur !
Erdh shqiponja në troje të veta,
Në rrëzë Gjallicës hedhën valle
Prap u ktheva ku unë kam le,
Në ballkan jam zonjë e madhe.
Shqip kam fol e shqip këndova,
Nëpër male e nëpër kreshta,
Brohoret Kukësi i lashtë,
Erdh Shqiponja n’troje të veta !
Shkroi Sulbie .H. Tota .