Çaste poetike me poeten;-Lubi H.TOTA

Jo mo jo, s’e ndali këngën !

————————————————-.

Seç më vje një zë nga brenda,

Mbushur plot me melodi,

Një jehonë andej nga bjeshka,

Herë një fyell, herë çifteli.

Me gzim krojet gurgullojnë,

Lule mbush livadhet plot,

Për emigrantët kur këndoj unë,

Në sy t’nanave rrjedhin lotë.

Ndrohen stinët,ikin vitet,

Her një varg e her një këngë

Nga ai mall zemra m’zhuritet,

N’vargje e derdh un lot e brëngë,

Jo mo jo s’e ndali këngën,

Se më plas zemra e shpirti,

Se me të e përcjell brengën,

Mot pas moti e vit pas viti.

Në maj të Gjallicës e pushoj penën,

Era e malit lart ma shtyjnë,

Këngë e vargje ma mbushin zemrën ,

Gjerdan vargjesh me rradhë vijnë,

N’çdo pranverë kur të lulëzoje,

Do e mbush skenën me këngë,

I madh e i vogël le t’këndoje,

Se me këngë shuajm çdo brengë.

Do t’i bëj kurorë germat,

Plot me nota n’pemtagram,

Veç me këngë do i shëroj zemrat

Jam betu në zanin tand.

/www.QendraPress.com/