Çaste poetike me poeten:-Luljeta LUBOVCI

Qazim Thaçi-Fjalë që Rrjedhin si Lumenjtë e Prizrenit

—————————————————————

Në sokakët e gurta të Prizrenit të lashtë,

jeni ju, Qazim, fjala që s’mund të shuhet kurrë.

Gazetar e poet, me zemër të paqtë,

në penën tënde rridhnin kohë e kulturë.

Me fjalën e lirë, si valë në Drin,

deshe të vërtetën si një amanet.

Në çdo rresht tëndin ka zjarr dhe mallëngjim,

ka dashuri për tokën,

për njeriun e ndershëm e të drejtë.

Ti s’qe veç kronikë e ditëve që ikin,

por frymë, kujtesë, gjurmë në kohë të thara.

Në çdo poezi – një dritare që fikim,

hapet përsëri me mall për Prizrenin e para.

Mik i poetëve, me shpirt të butë e të kthjellët,

fjalët e tua janë gurë të urtisë së qytetit.

Nëpër kohë, ke mbetur zë i ndershëm dhe i thellë,

zambak në avlëmendin e shpirtit të kombit

/QendraPress/