Çaste poetike me poeten;- Luljeta LUBOVCI

Në prehrin e heshtjes

——————————

Në këtë vend të mbushur me qetësi

Me kalimin e kohës, endem,

rrugicat më flasin në heshtje,

era prek fytyrën time si dorë e lehtë.

Por në vetminë time të madhe

që më shoqëron si hije besnike,

mësoj të dëgjoj zërin e shpirtit,

atë që askush tjetër s’e ndien.

Çast magjik, moment i lumtur,

ku qielli shtrihet mbi mua

si një mburojë blu pa mbarim,

dhe zemra ime gjen strehë në pafundësi.

I thith këto vende, i ruaj në kujtime,

se ç’do të isha pa to?

Një shpirt i humbur mes rrugëve të huaja,

një zemër e lodhur që kërkon strehë.

Por këtu, edhe heshtja më flet,

edhe gurët e rrugës më njohin,

edhe qetësia më bëhet këngë.

Dhe unë, mes vetmisë, gjej paqe.

/QendraPress/