Çaste poetike me poeten:-Lume LOKU

Dashuri e vërtetë
—————————–
Më deshe kur isha e lumtur,
Më deshe kur isha e pikëlluar.
Më dhe shpresë, jetën për ta vazhduar.
Më deshe kur mërzia më kaploi,
Më dhe forcë kush jam botës t’i tregoj.
S’lejoje askënd të më ofendoi,
I tregove botës se një dashuri e vërtetë
Mund të ekzistojë.
Ti ishe drita në errësirë,
Kur zemra ime s’kish më shpresë.
Më mësove si dashuria
Nga pluhuri shpirtin e ngre.
Me ty mësova ç’është guximi,
Ç’është besimi e durimi.
Në çdo stuhí më mbajte fort,
Si ankorr në një det pa port.
Tani e di ç’do të thotë jetë,
Të duash e të jesh i vërtetë.
Ti më dhe zemrën, pa kërkuar,
Një botë të re më ke dhuruar.
L. Sadikaj
/QendraPress/