Çaste poetike me poeten;-Lume LOKU

Më fal, Atdheu im
——————————-
Më fal, Atdheu im,
që në këtë ditë të veçantë të mungova,
më fal që sot,
për të ardhmen tënde nuk votova.
Ndoshta rrugët më çuan larg,
mes ëndrrash të huaja u ngatërrua,
por zemra, sado të endet,
prapë në gjirin tënd ka për te pushuare
Më fal për heshtjen,
kur duhej zëri im të kumbonte,
pse syri shikon nga larg,
kur duhej tokën tënde të shikonte.
Por dije, o vendi im,
se dashuria s’është harruar,
unë jam bija jote nga larg e
permalluar,qysh ne fëmijeri,
që ende beson në agimin tend te ri!
L.Sadikaj
/QendraPress/