Çaste poetike me poeten;-Majlinda HOXHA

Në shpirtin tënd

——————————-

Në shpirtin tënd

mbolla

farën e dashurisë.

E ujita

me puthje të largëta malli.

E ndonjëherë

me lot trishtimi për këtë largësi.

Dashuria u rrit,

hodhi shtat në tokën e dëshirës së zjarrtë.

Tani të mendoj e zemra më dridhet.

Mbetem peng i puthjeve

në një natë,

nga ne të dy, të ndezur flakë…

Mall

———————

Kam mall për babanë e ikur,

që më është kthyer

në një brengë,

në lot në sytë e mi të trishtuar.

Kam mall për fëmijërinë e thjeshtë,

kur ecja zbathur mbi bar,

për argëtimet në moshën e pafajësisë,

për rininë –

më të bukurën moshë të ëndrrave,

për ty, mikja ime e vjetër,

që kuptoheshim

vetëm me sy duke u parë.

Kam mall për dashurinë –

por më shumë se gjithçka,

kam mall për Njerinë!

3. Kur bie shi

Jashtë bie shi,

unë tjerr mendime,

e megjithëse

boshti

i hollon

e rrotullon,

ato prapë mblidhen tek ti.

/QendraPress/