Çaste poetike me poeten;-Manushaqe Hoxha LAÇI

Vallëzim dashurie

—————————-

Trokas në portën e vjeshtës plot ngjyra,

Mbushur me nuanca dritash margaritarë.

Reve pupëlore mes shiut u shkëlqen fytyra,

Qielli flakëron syrin kur t’afrohem pranë!

E bukur është mbrëmja me shi të dendur,

Ku butësisht ledhaton gjethet papushim.

Zgjohen mes zjarresh ëndrrat tona të fjetura,

Kur më pëshpërit ëmbël:”Të dua shpirti im!”

Shiu i vjeshtës bien butësisht n’flokët e gjatë,

E flladi me lagështirë ledhatohet mbi buzë.

Vallëzojmë të magjepsur, të lagur këtë natë,

Dy kapitenë ndjenjash mes detit të prushtë!

/www.QendraPress.com/