Çaste poetike me poeten:- Marigona KELMENDI

Vetëm

———————

Jeta çan përpara

Deri në frymën e fundit

Pastaj fiton përjetësinë

Kujtimeve mallit dhembjes

Edhe stuhive

Pasuar me rebeshe shiu

Shushurimë puhize

Do të doja kur lind dielli

Të të kam pranë

Frymë që më shoqëron

Tek kërkon epshëm

Të adhuruarën pa emër

Jan unë ajo

Derisa kërkoj ndryshimin

Pa dashur të mbetem peng

Lutjeve kujtimeve lakmive

Të shfaqem bebëzave

Pastaj zë e stepësh

Rrufeshëm ngrin arma

E dyluftimit

Nuk ta kam frikën

As kur dehesh

Je gjithherë esëll

Me atë zë të patëdytë

Shkrihem ngazëllyer

Sa bukur tek më flet

Por ëndrra tretet

Paskam qenë vetëm

/QendraPress/