Çaste poetike me poeten:-Marigona ZEKAJ

Vendi yt

————————-

Rrugët ishin zbrazëta,

asgjë s’pashë me sy.

Jo pse s’kishte njerëz,

por ti s’ishe aty.

Ktheva kokën mbrapa,

karriga ishte bosh.

Deri sa rruga përfundoi,

të kërkova në çdo qoshe.

Shikova vende të tjera,

prapë s’të pashë me sy.

E pyeta veten time:

pse ti s’je aty

/QendraPress/