Çaste poetike me poeten;- Marisa Rrasa ASHIKU

Në frymë

lidha nyje kantikët,

e shtegtova në gulç drite

me një psherëtimë..

Më kumbon,

më përkëdhel, pa pushim

frymë e natyrës.

I dëgjoj,

i dëgjoj

krijesat e tua Zot

edhe këtë burrë

që nga pas i rendin kuajt.

Patkojt më japin trajtë…

E dëgjoj,

e dëgjoj

mërmëritjen e tij

që mbush livadhet me livandë.

Psherëtima m’përdëllohet

në një det violë… /QendraPress.com