Çaste poetike me poeten:-Marjola SALATAJ

MBETËM SHTEGTARË
***********************
U mblodhëm si zogjtë në folenë tonë
Aty ku gumëzhin një herë në vit.
Seç m’u dhimbsën prindërit ashtu dhe shtëpia
zemra mu lëndua ,dhimbja shkoi në shpirt.
Nga dita në ditë shpirti mu mbush plotë
Gjithë njerëzit e zemrës përqafova fortë.
Shëtita si zogu degë e përmbi degë
Përjetova caste si të rrallat herë.
Ditët s’di si ikën u tretën si letër
U ndal buzëqeshja, loti rrodhi breshër.H
Anë e këndë botës ikëm u shpërndam
Me dhimbje të madhe lam nënë e babanë.
O kurbet i shkretë na trete së gjalli
S’donim të braktisnim por ikëm nga halli..
Aty dritë e diellit ëmbël përshëndet
Mbushesh oksigjen dhe të shtohet jetë.
/QendraPress/