Çaste poetike me poeten;-Marsela IDRIZAJ

Kur më nuk mundesh..

———————-

Mbylli sytë

Çlodhe shpirtin në brigjet e fëmijërisë

Aty ku çdo stinë

kishte ison e shtruar të Labërisë

Aty ku ishe I pasur

Vetëm pse ëndërroje

I rehatuar ne butësinë e barit te majit

Yjet numëroje

Kur dritës së xixëllonjës

Mbrapa I shkoje

Të trenit zhurmë se njihje aspak

Pa gjumë të linin e qeshura shakat

Kur më nuk mundesh …

Më fol si dikur

Kur shtëpitë tona si ndante asnjë mur- gur

Sot I duhemi njeri tjetrit

I duhemi më shumë se kurrë

Dashurive midis kohëve

Ju mungon vetëm një urë

/QendraPress/