Çaste poetike me poeten:-Marsela IDRIZAJ

Shëtitje mes lagjesh
_____________________________
une ,ti dhe malli .
Te mbyllura shtëpi ,
ca nga qejfi ,ca nga halli.
Barishte tek porta ,
në avlli ca ferra .
Si i sjell jeta gjerat
Si i ndryshon te tëra?
Aty ku kish gjallëri ,
te rinj ,pleq e fëmijë.
Kujtime kujtime
Nostalgjia thërrime !
Ndryshk në dritare ,
myshk në parvaz,
Kujtime qe dridhen
si brenda ne kafaz.
Mungesë ,mungesë gjithandej!!
Shetitje te dytë nuk dua te bej .
Urë njeri brezë,
per brezin e dytë.
Botëve përball ,
prej malli iu dogjen syte.
/QendraPress/