Çaste poetike me poeten;-Matilda BROZI

Un mundëm me t’dashtë ty,

————————————–

pa t’kërku me m’kthy përgjigje,

E bash mundëm,

me zhuritë zjarr n’zemër

edhe kur heshtja m’ban robnues t’vetmisë.

… me t’dashtë ty,

n’frymë, n’kujtim, n’anderr,

me ndërtu me mendje nji botë

ku s’ka tjetër veç ne të dytë.

Mundem me t’dashtë si lulja diellin,

pa e ditë nëse ka me nalë shiu nojherë,

Mundem me t’dashtë bash me krejt,

si nji melodi që s’kërkon duartrokitje,

as dekorata e as piedestale

Por,

veç me t’prekë shpirtin e me u shkri n’ty.

E prapë thamë ndoshta kurrë s’ke me kenë i jemi

por unë përherë kam me t’dashtë

me tan heshtjen, me tan largësinë,

Për mos me thane me tan mungesën tande n’mu…

/QendraPress/