Çaste poetike me poeten:-Mercedes GEGA

Kur të vish…
————————
Pjesa ime e dobët është ndjeshmëria
Ndjeshmëria e një gruaje të dashuruar
Të dashuruar me fjalën dhe shpirtin e qashtër
Me fjalën dhe shpirtin që mbart brenda vetes.
Nuk është gjithmonë e lehtë të jesh një grua si unë
Ku mes dy maktheve pret dhe përcjell dashuri
Ku shtëpinë e gurtë të migrimit në ndërvete ngroh me frymën e saj
Dhe kujdeset që gjithmonë pas një nate pa gjumë të rregulloj shtratin
Dhe të ujit margaritar në dritaret e syve të saj.
Bota ka nevojë për gra si unë kur ka kohë të mendoj
Dhe të mendosh është luks kur mbijetesa është një realitet shpirtëror.
Ndaj
shpesh ndahem mes heshtjes dhe shkrimit
Aty flitet gjuha që kuptoj më mirë
Gjuha e dashurisë.
…më gjen aty.
/QendraPress/