Udhëtarë në shi !

—————————-

Shiu ka mbushur rrugët

dhe mjegulla e mbrëmjes,

përhapet më shpejt ne lagjen e trishtë.

Ne kaosin e kohës,

dikush shpejton dhe s’di se ku shkon.

E kaluara ,e tashmja dhe e ardhmja,

përkunden së bashku në një karusel.

E përmbytur rruga dhe mendimet.

Kujtimet,

janë ata qe lëndojnë me shumë,

kurse ëndrrat e mbetura në rrugë

vërtiteten në terr.

Fjalët,

qe nuk i thamë asnjëherë

dikujt, i kane ngecur ne grykë

dhe s’pranojnë diskutime.

Ja dhe një tjetër qe kalon gjithë ngut.

Ku po shkon vallë.

Ata te gjithë janë kërkues dashurish

dhe jetësh te humbura.

Ylberet,

janë gjithmonë detaje pa rëndësi

Sonte kam një dëshirë

të vallëzoj me figura shiu !

/www.QendraPress.com/