Parajsa ime !

—————–

Qielli,

qe rri mbi ballin tim

është gjithmonë i pastër,

pa re, pa stuhia dimri dhe pa grinë

e tij te përhershme.

Qielli im,

nuk vret ëndrra,

nuk ndjell hiena, nuk sjell hidhërime.

Qielli im,

ka sytë dhe zërin e tim biri

nuk qëndron mbi kulla letre

dhe ndërtesa prej rërë,

themelet e tij nuk kane gurë te rremë.

Qielli im,

riciklon shpresën

luan me zogjtë me violine

dhe sjell aroma pyjesh veriu.

Qielli im

beson tek unë

dhe dashuritë shpirtërore

Qielli im

është si fytyra jote, mbas puthjeve te djeshme.

Qielli im,

ka ngjyre transparente dhe flet vetëm shqip !

/QendraPress.com/