Artisti!

——————

Artistët janë si valët e detrave

Njëherë ngrihen njëherë rrëzohen

Të pasionuar për të rënë në dashuri të marra

Çmenduritë, janë e tashmja e tyre

Muza e artistit, është vetë bota,

materia e refuzuar padrejtësisht

nga zhgënjimi

dhembja, trishtimi, lumturia dhe euforia

Artisti modest, bie në humnerë

dhe ngrihet sërish

Janë te ndjeshëm ëndërrimtarët.

Fluturimet e tyre në qiej

vazhdon edhe poshtë reve

dhe pastaj ëndrrat thyhen

dhe bota shkatërrohet e tëra.

E gjitha kjo është fuqi,

shpirt, zemër, trup, të gjitha në një.

Ndjenjat shkruhen në letër gjer bëhen pervojë!

Historitë e gjithë botës, fillojnë nga poetët!

Meri Bo

/QendraPress/