Çaste poetike me poeten;-Meri BO

Dashuria zbriste kodrën !
————————————
Dashuria zbriste butë nga kodra,
me buzë te hapura si lulja ne ag,
kurora e diellit i ndriste në flokë
nimfë e dritës në çastin e parë.
Me hapa të ngadaltë si fllad i vjeshtës,
zbriste e qete e kthjellet, e tretur;
ne gishta mbante një trëndafil te ngrirë
plagë qe çel si zambaku i heshtur.
Zbriste drejt detit te kaltër, te qete
etjen e saj donte ta shpëlante me valë.
Dantella ranë mbi rerën e ngrohte,
si vello nusërie e zbritur nga larg.
Para se dielli te mbyllte sytë
ajo u shua ne dritën e fundit, pa zë.
Pulëbardhat fluturuan ne qiej bosh,
kërkuan gjurmët e saj mbi detin pa strehe
Dashuria zbriti nga kodra e qete
me një “Të dua” që zgjatet në frymë
dhe fjeti përjetësisht në gjirin e heshtjes.
/QendraPress/