Çaste poetike me poeten;-Migel FLOR

Lot

————

Lot pa fill e pafund

më rrjedhin brenda pa sy

si një lumë

që nuk gjen detin e tij.

Dhe askush s’e di

sa thellë përmbytem

kur buzëqesh përsipër

e brenda mbytem.

Lot pa fill e fund

si nata pa ag’

si një fjalë që zorr të dalë

më bëhen lëmsh në ezofag

Migel Flor

***************************************

Bluz

———-

Fryma kercen

bluz

të ngjirur,

të vonë.

Mall…

që rrëshqet

nëpër mushkëri.

Vetmia?

Një zhurmë e butë

që pulson

në errësirë.

Hëna…

e zbehtë…

e dytë…

e tretë…

asnjëra s’më njeh.

Fryma më këputet

këtu

në laring.

Tingulli

kthehet mbrapsht,

më pi.

Do.

Re.

Mi.

Copëza dashurie

të paqena,

të pakënduara,

të pambaruara.

Laringu hesht.

Unë jo.

Migel Flor

/QendraPress/