Çaste poetike me poeten:- Migel FLOR

VALLËZIM ME UJKUN

———————————-

Ne muzg…

kur pylli dhe mali heshtin,

 hena josh ujkun në njohje të thellë.

Ai me syrin plot dimer afrohet me

kockat e “urisë” në plasaritje…,

me instiktin medaljon mbijetese….

Ajo e pret nën ethet e frikës purpurimin

e tij të buzëqeshjes së munguar

në rrotullimi e ngadaltë me

një çakord’ritmi të heshtur,

të panjohur.

Hapat gjurmojnë si plagë në

një marreveshje afër “lugut”

intim pa fjalë por me psherëtimë;

“mos e kafsho ëndrrên,

mos tremb muzën,

ruaje siluetën,

 hijen tënde…

Ujku dëgjoi hyjnoren,

 njohu epshin në dehjen e pamënd.

 Ajo i mesojë heshtjen,

violinimin dhe në natën ” fisnike”

 prekën virgjërinë…

në gulçe rënkimesh e klithmim drerësh.

Vallëzimi ishte pfund, ai u bë neuron

dhe çdo ndërrim gjaku jep sinjale…

Gjysëm hëna u bë hënë e plotë,

e mbarsur me shpirtin e ujkut

që iku i pangopur për t’u rikthyer

 prap nën hënëzën e tij…

 Ajo qiellorja edhe kur përhumbet

netëve kërkon ujkun e saj.

 Ai i fali prillin mbi shtrat dëbore

Dhe marsin ja la:

gozhdë që shpoi murin e gurtë

në ulërima nga dhimbje të ëmbla.

Migel Flor

/QendraPress/