Çaste poetike me poeten;-Migel FLOR

Dashuri në sytë e natës

————————————-

Nëse shpend do të duhet të dashuroja,

një buf do të zgjidhja,

që netët zgjuar t’i shndërronte në dritë,

dhe në sy të më shikonte pa drojë,

që frika mbi krevatin e çlodhjes të mos më gjente,

dhe stroma e mbushur me pambuk

të mos më dukej kurrë kashte.

Nëse kafshë do të duhet të dashuroja,

një ujk do të ishte,

atje ku ulërima e tij shpon terrin,

rënkimet do të më mbështillnin,

jo nga epshi,

por nga dhimbja që nata fsheh,

dhe unë me zhurmë do ta çliroja.

Sa mund të mbajë brenda një shpirt i thyer?

Në hingëllimën e një kali,

dhimbja do të bërtasë,

jo për ta trembur veten,

por për t’i dhënë natës një shkundje,

si dashuri që nuk shuhet,

edhe në errësirë.

/QendraPress/