Çaste poetike me poeten;-Migel FLOR

Hapat e Çamërisë
—————————–
Nën kurora ulliri u hodh vallja,
dhe tabani i këmbës ktheu @
kokrrat në vaj.
Me lot nuk qau kurrë Çamëria,
por në këngë e valle u
shkrua malli i saj.
Gjëmon toka nga hapat e bijve,
melodi për vallen “Lumi i Bardhë”.
Stërnipërit mësuan këngën
e vallezën çame,
dhe të rinj do të tundin tabanin e saj.
Nuk shuhen gjurmët e thella të etërve,
në çdo histori, një valle,
një hap. Arusha me yj Polar-ÇAMËRIA,
dhe “djeltë”e saj të lindur “adap”.
Migel Flor (Djeltë- bijtë Adap- të zotët)
/QendraPress/