Çaste poetike me poeten;-Mim MARJANAKU

Organ i mashtruar

—————————-

Unë jam

një optimiste e çmendur ,

edhe vdekjen

nuk e keqpres.

Madje,

dua ta zgjedh

para se të vdes.

Herët në mëngjes

asistova në vdekjen

e një peshku

të zënë me grep,

nga një peshkatar

për sport.

Goja

i mbeti hapur,

në formën

e ushqimit rrens.

Organi i të shijuarit

i mashtruar

më dhembi shumë.

Tronditëse!

Imagjinoni:

E mashtruar

një gojë që flet !

Dua te vdes bukur!

/QendraPress/