Çaste poetike me poeten;-Mimoza Eliona OSMANI

Libri dhe poezia.

——————————–

Në raftin tim, si priftërinj të shenjtë,

rrinë heshtur librat ,si mendimtarët

çdo fletë një degë, që mbush përrenjtë

një këngë e rrallë, për udhëtarët .

Në gjoks të tyre, frymon një botë

një libër hap një portë qiellore

syri i mendjes lirisë së plotë

çdo shkronjë orakull është, hyjnore …

Poezia ime një flutur prej zjarri,

një yll mbi sup kur të jetë natë

përtej një kufiri ,hëna edhe fari

daullja e zemrës edhe baladë…

Por libri është shpata, dhe mburoja ime

kundër rutinës, luftës së harresës

urë për brigje deti ,qiell për fluturime

një pulëbardhë unë , tempullit të besës.

/QendraPress/