Çaste poetike me poeten;-Mimoza GJETAJ

ZOT I VETES PËRJETËSISHT
—————————————–
Pos zotit dhe shpresës
Mos i beso askujt
Se mbetesh udhëkryqeve
Si një siluetë hijesh
Që nuk ngjet me asgjë me ty…
Pos dashurisë dhe shpresës
Mos i beso askujt
Se mbetesh as në tokë as në qiell
Më afër humbje se fitores
Më larg dëshirës me afër dëshpërimit…
Pos guximit dhe shpresës
Mos i beso askujt
Se mbetesh jashtë gjithë asaj
Që je ti dhe synimi yt i gjëllimit
Për të qenë i lumturi i suksesit…
Pos hyjnores dhe shpresës
Mos ia dhuro veten askujt
Se mbetesh llamarinë e zhurmshme
Argëtuese e erës dhe e kotësisë
Kohë e humbur pas asgjësë…
Pos vetes dhe shpresës
Mos iu bindë askujt
Se mbetesh top bosh i lojës
Që përfundon vetëm me humbjen
Që mund t’ ia dhurosh vetes…
Me gishta në gojë po mbete
Pa ritmin e zemrës pa frymën e shpirtit
Do të dukesh si një karikaturë e bukur
Nga e cila do të frikohet edhe frika…
Pos guximit shpresës besimit bindjes
Për hyjnoren parajsën dhe zotin
Duhet të jesh zot i vetes përjetësisht…
Asgjë e përkohshme s’na duhet…
/QendraPress/