Çaste poetike me poeten:-Mimoza Panahori XHINDI

Sytë që shohin

————————-

Të gjithë kemi të njëjtët sy

Por jo të njëjtën dritë brenda tyre.

Njëri sheh dhimbjen

Tjetri sheh shpresën,tek i njëjti horizont.

Shikojmë të njëjtat gjëra

Por secili sheh botën e vet

Sytë që shohin njē trëndafil mund të jetë plagë

Ose premtim i një pranvere të re.

Tē gjithē shikojmë e ndjejmë ndryshe

Sepse sytē dhe shpirti janë pasqyra jonë.

Emocionet lindin nga ajo çfarë kemi jetuar

Pra ,kështu është jeta nuk është ajo që shohim

nga largē por ajo që shohim e ndjejmë përditē

Jeta është ajo që Ne mbartim brenda vetes tonē

Ne jetojmë atë që jemi,

dhe bota merr ngjyrat e shpirtit tonë.

/QendraPress/