Çaste poetike me poeten;-Mimoza Panahori XHINDI

Premtimi
———————
Sot, një ditë me emocione
Vetëm, por jo e vetmuar
Pranë kisha engjëllin tim,Ilirin
Që në zemër gjithmonë më ka qëndruar.
Sepse një premtim i kisha dhënë
Të përfundoja atë shkollë,ku
vet më kish regjistruar
Amaneti yt, o shpirt i shtrenjtë
,u sos deri në fund
U bë dritë ku më hapi çdo portë.
Premtimin e çova deri në fund,
me lot e forcë, me dashuri,për ty .
Pavarësisht finales që më mban pezull
Ti shpirt sot ishe aty
,më duartrokitje në shpirtin
tim,bashkë me mua
/QendraPress/