Çaste poetike me poeten;-Mimoza Panahori XHINDI

Mos i ndiq njerëzit
——————————–
Mos i ndiq njerëzit,
ata ikin kur s’je ti..
Bëhu zëri yt i brendshëm,
bëhu rruga që do të ndriçojë në heshtje.
Mos shiko kush të kthen shpinën.
Shiko veten kur s’je mirë.
Ndërto ëndrrat gur më gur..
Hapi rrugën mendjes dhe zemrës
Bëj gjërat e tua, pa zhurmë..
Me durim e shpirt të plotë.
Se kush të do me shpirt të pastër.
Vjen vetë tek dera jote ,papritur troket.
Mos u lodh së prituri shpjegime..
Jeta vetë do të shpjegojë:..
Puna e ndershme me zemrën plot
është çelësi që s’të lë kurrë bosh…
/ QendraPress/