Çaste poetike me poeten:-Mimoza Panahori XHINDI

Perceptim
_______________________
Nëse dikush të sheh shtrembër
mos e merr për dobësi…
Ti s’je pasqyra e syve të huaj
As përgjegjës për shpirtin që nuk guxon të flas
Nuk je fajtore për heshtjen e tyre
As për zemrat që s’duan të hapen.
Ti nuk je drita që detyrimisht duhet të ngrohë
Ata/ ato që zgjedhin të mos qendrojnē në hije.
Rëndësi ka si e sheh ti veten,botēn përreth teje
Sesi e ndien atë nē mbrëmje kur mbyll sytë.
Kujdesu për gjithcka ,për energjinë tënde
Sepse vetja jote është thesari yt i fshehtë.
Ndryshimi nis aty,nga ty ..
Në mendjen tënde, në ndjesinë që zgjon.
Jo në fjalët që s’të kuptuan…
Por në zërin që vetes i dhuron.
QETËSIN
PAQEN PĒR VETEN
PËR JETË
/QendraPress/