Çaste poetike me poeten;-Mimoza Panohori XHINDI

Të jesh Njeri

—————————

Të jesh njeri ..

Jo për sytë që të shikojnë.

As për duartrokitjet që fishken me kohën

Por për dritën që mbjell në errësirë

Për zemrën që flet kur bota hesht.

Në kohë kur urrejtja ulërit në çdo skaj

Dol me mirësi — ajo ka tingull më të thellë.

Kur padrejtësia bëhet ligj..

Qëndro drejt — edhe në vetmi.

Kur njeriu harrohet.

Kujto: të jesh njeri është kujtesë, është zgjedhje.

Nuk është dobësi të jesh i mirë

Është forcë që nuk matet me muskuj.

Nuk është naivitet të jesh i drejtë

Është guxim të mos devijosh nga drita.

Nuk është luks të jesh njerëzor

Është detyrë që lind me frymëmarrje

Bota sot ,s’ka nevojë për më shumë të mëdhenj

Ajo ka nevojë për më shumë të mirë.

Sepse në fund, as fama, as lavdia ,as pushteti

Por zemra që dhemb për njëri _tjetrin

Është ajo që lë gjurmë.

Por mbi të gjitha…

të jesh e të mbetesh njeri.

/QendraPress/