Çaste poetike me poeten;-Mimoza ZYMERI

FUQIA E BUTËSISË
—————————————-
Te jesh grua, nuk është aq edhe e lehtë
Sot në këtë kohë
Kur bota kërkon të jesh perfekte
Kur peshat e shoqërisë të ngarkojnë pa fund
Duke harruar se pas çdo fytyre
Fshihet një shpirt, një mundim
Te jesh grua do të thotë të rritësh të tjerë
Me dashuri, me kujdes
Shpesh duke e harruar veten
Të luftosh me të drejtat që shpesh i mohohen
E megjithatë ti vazhdon
Të ngresh kokën, të mos dorëzohesh
Dhe kur bota të thotë se je e dobët
Ti tregon forcën që fshihet në butësinë tënde
Sepse çdo grua është një qiell
Që ndriçon në errësirë
Një diell që lind çdo mëngjes
Pavarësisht reve që kalojnë
Dhe kur ato t’i mbulojnë, ti nuk dorëzohesh
Sepse brenda teje
Ndodhet një burim i pafund shprese
Te jesh grua do të thotë të krijosh
Të ndërtosh një botë më të mirë
Për veten dhe të tjerët
Duke u përballur me sfida që s’kanë fund
Por duke mos e humbur kurrë
Besimin tek dashuria dhe e drejta
Dhe kur të gjithë të thonë që është e pamundur
Ti bëhesh shembulli që mundësitë janë pa fund
Sepse çdo grua ka një forcë të brendshme
Një shpirt të pashtershëm
Që nuk do të ndalet kurrë
/QendraPress/