Çaste poetike me poeten;-Minire Rokovci HYSENI

Shtëpitë po na rriten a zemrat po zvogëlohen

———————————————————

Dikur shumë më të vogla na ishin shtëpitë,

secili pronar e ndërtonte vet.

Me dhjetra fëmijë, brenda saj janë rritë,

me plot lumturi, por edhe plot shëndet!

Zëri i mysafirëve ushtonte tek pragu,

të zotin e shtëpisë e thërrisnin në emër.

Të gjithë gëzoheshin gëzohej edhe konaku,

mirëse u ka pru zoti, bukë, krip e zemër!

Tani kemi pallate sallone të mëdha,

me shumë zbukurime edhe me modele.

Mirëpo rrallëhere aty bie zilja

kurse mysafirët priten në hotele.

Çka desha të them me vargjet e mija

secili shqipëtarë të ndalen e mendohen.

Sepse për çdo ditë po humbet dashuria

shtëpitë po na rriten, zemrat po zvoglohen

/QendraPress/