Çaste poetike me poeten;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Ç’faj bëra unë?
—————————
Në sytë e tu të vegjël, botë e madhe s’ka,
Vetëm një pyetje e heshtur, pse kështu jeta shkon?
Një buzëqeshje e thyer, një shpirt i trembur,
Ç’faj bëra unë, që s’kam një vend ku të fle?
Një fëmijë pa emër, një zemër pa shtëpi,
Rrugët e ftohta shtrat, yjet dëshmitarë.
Duart e vogla shtrënguar, për një copë bukë,
Ç’faj bëra unë, që uria më copëton?
Në shirat e vjeshtës, pa një strehë mbi kokë,
Frika në sy, ankthi në gji.
Ëndrrat e thyera, lodrat e humbura,
Ç’faj bëra unë, që s’kam një dorë të më mbajë?
Nën qiellin e hapur, larg dhe pa dashuri,
Pa një prind, pa një përqafim.
Një shpirt i pafajshëm, i lënë në harresë,
Ç’faj bëra unë, që jetim jam?
O botë e madhe, dëgjo klithmën time,
Një fëmijë i vogël kërkon pak paqe.
Një fëmijë i pafajshëm, kërkon drejtësi,
Ç’faj bëra unë, që ndaj këtë fat?
Unë jam vetëm një fëmijë
/QendraPress/