Çaste poetike me poeten;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Poezia ime, djep fëmije

———————————–

Në ballkonin e shtëpisë,

dita në pakthim përshëndet

muzgun nga qielli që zbret i ngrysur.

Ajri i freskët pranveror, nëpër ne kalon,

duke na përkëdhelur, lehtë nëpër faqe,

si dhuratë na len frymëzimin.

Mendo poetin! Dëgjo zërin e tij,

që flet për diçka që ka ngjarë,

flet për poezinë plotë shpirt.

Po, poezia ime djep fëmije,

ku përkundi malet, përkundi detëra,

përkundi dashurinë, e përkundi jetën.

Poezia ime, eja të vazhdojmë përkundjet,

se vitet në jetë vrapin kanë marrë,

do na shpijnë atje ku askush nuk na njeh.

Përkund muzë e shpirt ,që të lëmë gjurmë,

ndoshta një varg, një fjalë a një kujtim,

nuk dihet, nesër dikush, ndoshta e përtërinë!

/QendraPress/