Çaste poetike me poeten;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Pa cak
Në ditë dimri me ngricë-acar,
mbyll sytë, tretem nën sensacionin e diellit,
në mesditë, sikur më ngrohë, mbi çarafin e rërës,
n’memorie, kënaqësi e thjesht e jetës,nën perden e qiellit!
Fantazira t’këndshme, ëmbëlsi të rastit,
rijetoj adoleshencën e largët, të shkuar,
përjetoj me dashuri, pa cak, momentet e çastit,
me vargjet e poezisë time, nëpër duar!
Dëgjoj zërin e heshtjes, në ikjen e ditëve,
se koha më dhuron më shumë harmoni,
sa më të vjetër t’jemi, n’kalim të viteve,
n’pritje rrjedhe t’jetës, gjejmë dashuri!
/QendraPress/