Çaste poetike me poeten;-Miradije Zymberi AVDULLAHI

Mjaft në Vuajtje
———————
Me laps jam në dorë,
Desha poezi të shkruaj,
Fleta më mbet e bardhë, borë,
Mendja mu bë si e huaj.
Fjalët s’më vijnë sonte,
Po mundohem kot,
Mendja më është tretur fare,
Si humbur nëpër botë.
Nga hiri i djegur, i lëshuar,
Një shpresë e re po lind ngadalë,
E kaluara e ka mbaruar,
Një tjetër faqe hapet dalëngadalë.
Mblidh mendjen Shqiptari,
Mjaftë në vuajtje qove jetë,
Se n’Kosovë e Shqipëri,
Tash je, Zot vetë.
/QendraPress/